8 Qershor, 2018

Victoria dhe David Beckham po divorcohen? Çifti i jep fund heshtjes


Prej kohësh një nga çiftet më të njohura, David dhe Victoria Beckham janë përfolur se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre martesore disa vjeçare.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe në të gjitha mediat britanike u shkruajt se ata kishin marrë vendimin të divorcoheshin, kjo nisi nga një deklaratë e bërë në Twitter. Këto zëra kanë bërë që të reagoj edhe përfaqësuesja e Victoria Beckham, e cila ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e çiftit.

“Nuk ka asnjë deklaratë për divorc. Këto janë vetëm lajme të rreme të mediave sociale. Kjo është shumë e çuditshme dhe diçka e turpshme për të kaluar kohën”, tha një përfaqësues i tyre.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al