Aurela Gaçe do sjellë sot projektin e saj më të fundit muzikor. Kënga pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren, pasi përcjell një mesazh të fortë.

“Veten dua gjallë” flet për dhunën në familje.
Në një klip të shkurtër të publikuar në Instagram, shihet Aurela duke luajtur rolin e një gruaja të dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas largohet nga ai për të shpëtuar veten e saj.

Dhuna ndaj gruas është një fenomen shqetësues në Shqipëria.
Shumë gra kanë bërë denoncime për dhunën e ushtruar nga bashkëshortët apo partnerët e tyre, ndërsa të tjera janë vrarë.
“Veten dua gjallë” do publikohet sot në orën 18:00 në YouTube.


© Panoramaplus.al

