2 Nëntor, 2019

“Vetëm vdekja na ndan…”, Robert Berisha bën deklaratën e papritur


Ai dhe Nora Istrefi ka pak kohë që janë ndarë. Megjithatë ata kanë ruajtur raport miqësor dhe kujdesen të dy për vajzën e tyre Renee.

Në një intervistë më ‘Mirage’, Robert Berisha i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.

Ai rrëfeu se nuk është i ndarë me dokumenta nga Nora dhe se ata të dy po bëjnë vetëm një pauzë.

Përsa i përket shanceve që ka për t’u kthyer sërish me këngëtaren ai u përgjigj se nuk i dihet.

Gjithashtu ai tha se me Norën e ndan  vetëm vdekja…

“Vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd, kështu që gjithmonë do të jemi bashkë se kemi Renee-n dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë deri sa të plaket”, ka thënë Roberti.


© Panoramaplus.al