Pushimet dimërore thuajse janë bërë aq traditë sa ato veroret për VIP-at shqiptarë. Sidomos pas përfundimit të sezonit që përkon me Vitin e Ri, ata ndajnë me ne herë pas here foto të mrekullueshme nga vendet piktoreske që kanë zgjedhur të vizitojnë.

Fotografinë më të fundit e ka sjellë Ami. Sigurisht nuk është fotoja traditë që jemi mësuar të shohim vitet e kaluara! Këtë herë ajo nuk ka mundur të bëjë ski pasi siç e dimë ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë . Në foton e publikuar ajo duket shumë më e bukur , ndërsa shkruan : ‘’ Vetëm po i shoh këtë herë’’.- duke ju referuar kështu Ermalit dhe Joelit që me siguri janë duke u kënaqur.

© Panoramaplus.al

