Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur ndarja mes Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit u bë publike.

Dyshja i dha fund romancës që nisi në “Për’puthen” pikërisht në ditën e lindjes së Trifonit, për të cilën kishin udhëtuar edhe drejt Turqisë.

22-vjeçarja e konsideroi marrëdhënien me djalin nga Kosova si “toksike”, duke shtuar se Bearti bëhej shumë xheloz dhe nuk e linte të merrte frymë.

Për më tepër, Tea zbuloi se ai e shantazhon me foto e video intime, të cilat dyshja i ka realizuar kur kanë qenë bashkë.

Mirëpo, mesa duket “drama” pas ndarjes ka kaluar shpejt për Trifonin, pasi një foto e saj me një mashkull tjetër po bën xhiron e rrjetit.

Ajo shihet në krahët e një djali që quhet Gerald Lulja, i cili i ka dhuruar edhe një puthje në buzë.

Javën që lamë pas, 22-vjeçarja tregoi për ndjekësit në rrjete sociale se prindërit e saj ishin ndikuar nga lajmet që kanë qarkulluar për të bijën në media, por e kanë mbështetur, sepse dinë më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur sesa publiku.

Ajo ndau edhe një foto të së ëmës, duke e prezantuar kështu për herë të parë me të gjithë.


