7 Nëntor, 2020

Vetëm pak kohë para lindjes, Sara Hoxha publikon fotot e ëmbla krah Ledri Vulës


Vajza e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Mbrëmjen e djeshme, Sara vendosi të publikonte disa foto të ëmbla krah partnerit të saj, teksa po shijon në maksimum çdo moment të pritjes së ëmbël.

Ata shfaqen të kapur për dore teksa i buzëqeshin njëri-tjetrit, ndërkohë që në sy bie barku i madh i saj.

Çifti ka udhëtuar drejt Gjermanisë për ta lindur atje vajzën.

Emrin e vogëlushes dyshja nuk e ka zbuluar ende dhe mesa duket do ta mësojmë të gjithë pas ardhjes në jetë të saj.

© Panoramaplus.al