Sofie Richie i ka dhënë fund dashurisë me Scott Disick duke e hequr edhe nga rrjetet sociale, teksa thashethemet se ai po del me Bella Banos po rriten gjithnjë e më shumë.

Pak kohë më parë, ai u përfol për një rikthim me ish-bashkëshorten 41-vjeçare, Kourtney Kardashian, me të cilën ka tre fëmijë: Mason 10 vjeç, Penelope 8 vjeç dhe Reign 5 vjeç.

Madje ata i kaluan bashkë edhe një pjesë të mirë të pushimeve verore, ku nuk munguan as komentet flirtuese nga ana e Scott tek fotot seksi të Kourtney.

Por, Scott tashmë është kapur “mat” në publik me 24-vjeçaren Bella Banos, vetëm disa javë pasi ai i dha fund romancës tre vjeçare me Richie-n.

Scott ka qenë i lidhur me Bella-n vite më parë, gjatë kohës kur u kap nga mediat duke fshehur një vajzë në dhomën e tij gjatë pushimeve familjare në Kosta Rika.

“Në fillim, Scott thjesht ishte shoku im. Por ai më njohu në një nivel tjetër. Ne jemi super të lidhur. Ai më telefonon dhe më thotë: ‘Më mungon! Dua të të shoh!’”,- tregoi në atë kohë bukuroshja.
© Panoramaplus.al
