Të rejat nuk kanë fund nga moderatorja Marina Vjollca, e cila vetëm pak ditë më parë ka kurorëzuar dashurinë e saj me reperin kosovar Getoar Selimi.

Dhe sikundër ju me siguri e kujtoni, Marinën shumë pak herë mund ta kemi parë të jetë në vendin e të ftuarës, por gjithnjë ka qenë ajo që ka marr në intervistë të tjerët.

Këtë herë duket se do jetë paksa ndryshe, pasi ‘nusja’ do na japë rrëfimet e emocioneve të saj fiks një javë pas dasme.

Ermal Mamaqi ka njoftuar se e ftuar e sezonit të ri të ‘Xing’ do të jetë nusja më e përfolur në vend dhe bëhet fjalë pikërisht për Marinën.
© Panoramaplus.al

