13 Shkurt, 2018

Vetëm me reçipeta, Enca do ju lërë “pa frymë” me këto foto


Enca ka disa ditë që ka njoftuar se po punon për realizimin e këngës së saj të re që do të titullohet “Dua”. Nga postimet e këngëtares në rrjetet sociale duket se vetëm këto ditë projekti është drejt finalizimit të tij.

Teksa kënga është gati dhe një pjesë të shkurtër të saj, Enca e ka zbuluar më parë, së fundmi këngëtarja ka zbuluar edhe look-un me të cilin do e shohim në videoklip.

Në videot që ajo ka postuar në “Instastorie” shfaqet shumë seksi e veshur vetëm me reçipeta, me një xhaketë dhe me një grim ekstravagant.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Enca është “Ciao” e cila u publikua verën e vitit që lamë pas dhe ka arritur mbi 15 milionë shikime.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al