28 Nëntor, 2020

“Vetëm legjendat”- Dafina Zeqiri i bën urimin e veçantë të ëmës në ditën e saj të lindjes


Dafina Zeqiri ka treguar se është shumë e lidhur me mamanë e saj dhe në për ditëlindjen e së ëmës, këngëtarja ka zgjedhur një urim të veçantë.

dafina zeqiri (7)

Ajo ndau me ndjekësit një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua!

dafina zeqiri (5)

Por, pas fotos së parë, Dafina postoi edhe një “bitumoji” që qëndron para një dere, ku shkruhet “vetëm legjendat”, duke i treguar kështu të gjithëve statusin që ka mamaja e saj.

dafina zeqiri (3)

Mami i këngëtares duket se e shoqëron të bijën kudo, sepse postimet e saj në rrjete sociale me Dafinën janë të shpeshta.

dafina zeqiri (4)

Shumicën e pushimeve ato i kalojnë bashkë dhe duken si të pandara nga njëra-tjetra, ndërkohë Dafina nuk i kursen dedikimet e ëmbla me fjalë zemre për të.

dafina zeqiri (6)

© Panoramaplus.al