27 Nëntor, 2020

Vetëm katër muaj pasi u bënë prindër për herë të parë, Joe Jonas dhe Sophie Turner po mendojnë për një tjetër fëmijë


Sophie Turner dhe Joe Jonas po mendojnë për një fëmijë tjetër vetëm pak muaj pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Willa.

joe jonas sophie turner (3)

Aktorja 24-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 31-vjeçar, u bënë prindër për herë të parë në muajin korrik të këtij viti, por duken të etur për ta zgjeruar sa më parë familjen, raporton “Mirror”.

joe jonas sophie turner (2)

Një person i afërt i çiftit ka thënë për “Us Weekly” se dyshja tashmë po mendon që Willa-s t’i japin një vëlla ose një motër.

Kjo vjen pasi Joe dhe Sophie kanë pranuar se dëshirojnë një familje të madhe.

joe jonas sophie turner (1)

Ata po tentojnë të bëjnë një fëmijë tjetër. Janë me të vërtetë të ngazëllyer të zgjerojnë familjen. Vajza i ka bërë ata me të vërtetë më të afërt me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, ata dëshirojnë të kenë një familje të madhe,”- tha një burim.

joe jonas sophie turner (4)

Sophie dhe Joe u takuan për herë të parë në vitin 2016 dhe u martuan vitin e kaluar.

joe jonas sophie turner1

Ndërkohë më herët persona të afërt të tyre kanë treguar se ata janë prindër mjaft të përkushtuar. Disa kanë treguar se Joe është shumë i kujdesshëm si baba dhe se përfshihet në gjithçka për të ndihmuar bashkëshorten e tij.

© Panoramaplus.al