9 Shkurt, 2021

Vetëm dy ditë më parë njoftoi se … Ndahet papritur nga jeta këngëtarja e famshme


Këngëtarja Mary Wilson, që bashkëthemeloi grupin muzikor “The Supremes”, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Henderson, Nevada, njoftoi publicisti i këngëtare, Jay Schwartz, por nuk zbuloi shkakun e vdekjes.

“The Supremes” ishin të njohura për hitet “Baby Love” dhe “You Can’t Hurry Love”.

Grupi u themelua në Detroit si “Primettes” në vitin  1959, kur Wilson ishte 15 vjeçe.

Ceremonia e varrimit e këngëtares jetë private për shkak të kufizimeve nga Covid-19, njoftoi familja e saj.

Wilson ishte anëtare e grupit së bashku me Diana Ross, Florence Ballard dhe Barbara Martin.

Por Martin u largua nga “The Supremes” para se të bëheshin të suksesshëm dhe grupi vazhdoi si një treshe.

Grupi u shpërnda pas largimit të Wilson në vitin 1977.

Vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë, këngëtarja publikoi një video në YouTube ku njoftoi se po punonte për disa materiale të tjera solo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al