Çiljeta Xhilaga është shpehur se situate e vështirë ku ndodhemi sot për shkak të kornavirusit është krijuar nga vetë dora e njeriut.

Këngëtarja është shprehur se të gjitha këto që po thuhen sot për mbajtjen e higjienës janë shkruar në Kuran.
Ajo u shpreh se edhe gjatë këtyre ditëve të vështira lutet për shëndetin e familjes së saj, duke uruar që Zoti të mbrojë botën në një moment kur është përfshirë nga pandemia.
“Nuk mund të flas në emër të Zotit. Por sot mjekët thonë lani, duart, gojën, hundët për shkak të mirkobeve në fakt është thënë këtu e mijëra vjet më parë në Kuran atë që shkenca po e thotë sot. Lutem për shumë gjëra. Në rradhë të parë kërkoj falje. Pastaj lutem që Zoti të mbrojë djalin tim nga çdo sëmundje dhe çdo rrezik, për familjen dhe njerëzit e mi të dashur. Në këtë situatë ku ndodhemi Zoti ruajtë gjithë botën dhe ishalla na shpëtoftë ngë kjo bela e madhe. Ku vetë dora e njeriut na ka futur,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Ndërsa në një postim në Instagram disa ditë më parë, këngëtarja u shpreh: “Asgje nuk ndodh pa lejen e Allah, qofte edhe nje gjethe nuk bie ne toke pa lejen e Tij☝?dhe kjo qe po kalon e gjithe bota eshte nje sprove e madhe krijuar nga vet dora njeriut, jemi te gjithe gabimtare kujtohemi per Allahun kur na ze frika e paniku; kujtohemi atehere kur e shohim qe se kemi me zgjidhje nga t`ja mbajme, por po ta mendojme pak me thelle shume keshilla i kemi ne KURAN keshilla qe jo te gjithe i zbatojme dhe na duhet te kalojme neper sprova kaq te medha per te kuptuar sa gjera e keshilla jane thene ne Kuran mijëra vjet me parë.”
© Panoramaplus.al
