18 Shkurt, 2022

“Vetë Big Brother është eksperiment brenda eksperimentit të madh social”, reagimi gazetares së njohur nuk duhet humbur


Gazetarja e njohur e aktualitetit, Sonila Meço para disa javësh zëvendësoi opinionisten e ‘BBV’, Balina Bodinaku pasi kjo e fundit ishte e sëmurë.

Ajo u përfshi në debate të shumta me konkurrentët, teksa ju dha dha këshilla të vlefshme lidhur me rrugëtimin e tyre.

Para disa ditësh, përmes një story në Instagram ajo me nota humori u shpreh se kishte tentuar të realizonte një live, por pyetja që shqiptarët i mundonte ishte se kush do ta fitonte ‘BBV’.

Por, ky nuk është i vetmi reagim i moderatores lidhur me këtë format televiziv.

Duke qenë se natën e sotme do të mbahet nata finale e “BBV”,përmes një postimi në Instagram ajo ka treguar rëndësinë që mori ky  format për publikun.

Eksperimetim social e cilëson ajo show-in “Big Brother” ku gjatë një analize të mirëfilltë ka shpjeguar lidhjen dhe fuqinë që ka interneti dhe rrjetet sociale në jetën e secilit prej nesh.

Pikërisht ajo “mendje” e ndritur arriti të kuptonte këtë lidhje e si pasojë e cilëson këtë format si një nga dhjetë më të sukseshmit që është në atë përmasë saqë arrin të zbrazë rrugët në qytete.

Ajo nëpërmjet një analize psikologjike kërkon të shpjegoj këtë fenomen i cili ndikon aq shumë, thashethemet sipas saj janë morfina e shqiptarëve.

Dëshira për të qenë afër jetës private të tjetrit duke e përgjuar atë është fiks ajo për të cilën jeton kjo shoqëri.

Meco e ka cilësuar formatin një eksperiment te vogël brenda ati eksperimenti të madh që po ndodh ne vendin tonë ku gjërat që kanë vërtet  interes neglizhohen dhe si përfundim jetojmë në një vend të rrënuar moralisht, ekonomikisht dhe politikisht

Çdo popull meriton qeverinë që ka”– shprehet me thënien e filozofit ‘Joseph de Maistre’ në fund të postimit Meço.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)

© Panoramaplus.al