30 Shtator, 2018

Vështrimi i çuditshëm i Ervin Bushatit drejt Mimi Kodhelit


Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, është kapur nga paparazzi ynë këtë të hënë, në hyrjen e sallës së Parlamentit, teksa i hidhte një vështrim disi të çuditshëm koleges së tij, Mimi Kodhelit.

Bushati e shoqëronte me sy Kodhelin, teksa ajo po futej për në sallë. Nuk e dimë se çfarë i tërhoqi kaq shumë vëmendjen Bushatit, i cili ,nga ana tjetër, këtë javë ka qenë në qendër të sulmeve nga ana e opozitës.

Kjo e fundit e akuzon për pasurinë, të cilën Bushati, sipas tyre, e ka shumëfishuar vitet e fundit në mënyrë të pashpjegueshme.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al