21 Mars, 2018

Vera Grabocka feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Alketa Vejsiut: Je një legjendë  


Regjisorja Vera Grabocka e moderatorja Alketa Vejsiu janë një nga dyshet më të famshme të ekranit shqiptar, që përveçse bashkëpunëtore në profesion, njihen edhe si dy mikesha të pandara.

Sot Grabocka ka ditëlindjen, e sigurisht nuk ka si të mungojë urimi i veçantë i Vejsiut. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në “Instagram”, i ka kushtuar disa fjalë të bukura Verës.

“#gëzuarditëlindjen #gruaemrekullueshme. Bibla e Profesionit dhe Televizionit @veragrabocka. E kam lexuar dhe mësuar mirë! Faleminderit Prof!
Je një legjendë, je një grua shumë e madhe, por je vërtetë edhe një Peter Pan që nuk do rritesh asnjëherë! Gëzuar 10 Vjetorin! E di që jam edhe një ndër studentet që ke dashur më shumë… Këtë privilegj po e gezoj #18vitebashkë.”, ka shkruar modertorja e njohur.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al