Pak ditë më parë mbajti një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve së bashku me koleget e saj. E kemi fjalën për Eneda Tarifën, Rovena Dilon, Irma Libohovën dhe Besa Kokëdhimën. “Diva show” na tregoi se sa shumë na kishte marrë malli për muzikën e vërtetë dhe për këngëtare që zotërojnë skenën me të kënduarit live.

Ndërkohë, koleget, tashmë, kanë axhendat e tyre individuale, me siguri me mjaft impenjime për verën. Paparazzi ynë e gjeti Eneda Tarifën në shoqërinë e Ori Kuçit në një aktivitet.
Nga qëndrimi i saj, mbase disi i shkujdesur, vihet re se Eneda ka disa probleme të vogla me celulitin, gjë që duket pak e çuditshme, pasi dihet që Eneda ka një trup të përsosur. Në fakt, le të ngrejë dorën, kush nuk i ka. Thjesht, personazhet e njohur janë në qendër të vëmendjes dhe shihen gjithmonë me lupë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
