Vala e të nxehtit, që lidhet me verën, këtë vit po kthehet në një sfidë serioze, ku temperaturat arrijnë mbi 35, 37 e deri në 40 gradë Celsius në shumë zona. Punë në këto kushte bëhet e vështirë, sidomos kur ambientet e punës nuk kanë ajër të kondicionuar.

Çfarë thonë rregullat për punën në vapë?
Ndryshe nga disa vende të tjera, në Greqi nuk ekziston një ligj që përcakton një temperaturë specifike mbi të cilën ndalohet puna. Megjithatë, Ministria e Punës dhe organet kompetente rekomandojnë që punëdhënësit të marrin masa për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, sidomos kur ata punojnë në ambiente të nxehta apo jashtë.
Masa të rekomanduara për punëdhënësit:
Siguroni ventilim dhe ftohje të mjaftueshme në ambientet e brendshme.
Jepni pushime të shkurtra dhe në vende të freskëta.
Përshtatni oraret e punës për të shmangur orët më të nxehta të ditës.
Siguroni ujë dhe inkurajoni hidratimin e punonjësve.
Vlerësoni nevojat individuale, sidomos për ata me probleme shëndetësore ose punë fizike të vështirë.
Çfarë mund të bëni si punonjës në vapë?
Nëse është e mundur, punoni nga shtëpia ose kërkoni orar fleksibël.
Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura.
Përdorni ventilatorë ose kondicionerë.
Bëni pushime të shkurtra në ambiente të freskëta.
Pini shumë ujë dhe shmangni kafenë dhe alkoolin që dehidratojnë.
A mund të refuzoni punën për shkak të vapës?
Në mungesë të një ligji specifik që kufizon temperaturën e punës, punonjësit nuk mund ta ndërpresin menjëherë punën për shkak të vapës. Megjithatë, ata kanë të drejtë të kërkojnë masa nga punëdhënësi për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre. Në rast të mosveprimit të punëdhënësit, mund të kontaktohen autoritetet përkatëse të inspektimit.
© Panoramaplus.al
