Të njohur në njërin prej edicioneve të “The Voice”, dy këngëtarët shqiptarë nuk janë ndarë më prej njëri-tjetrit. Ata janë bërë një prej çifteve më të preferuar të publikut dhe këngët e tyre “Betohem”, “Nata e parë” etj., kanë korrur mjaft sukses.
Që kur u njohën në “The Voice of Albania”, dy këngëtarët shqiptarë janë bërë të pandashëm, pasi i shohim gjithmonë bashkë. Ata janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, ku bashkëpunimet e tyre janë duke korrur mjaft sukses.

Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lind Islamin, të cilët tërheqin vëmendjen e fansave me pozat e tyre romantike, ku tregojnë se sa të lumtur janë pranë njëri-tjetrit.

Por një ditë më parë, Venera ka zbuluar një sekret të Lindit. Këngëtarja në mënyrë të fshehtë e ka filmuar atë në dhomën e gjumit dhe veprimi i tij i ka çuditur të gjithë.
Lindi po kompozonte një këngë të re dhe fansat i ka habitur fakti se ai frymëzohej përpara pasqyrës, duke mbajtur kitarën në dorë.

Pasi e ka vënë re se e dashura e tij po i bënte video, këngëtari i ka mbyllur derën Venerës, duke preferuar të qëndrojë i vetëm në frymëzimin e tij, ndërsa ajo nuk ka vonuar të publikojë një tjetër video të derës së mbyllur.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
