13 Shkurt, 2021

Venera dhe Lindi festojnë 8-vjetorin e dashurisë me një deklaratë: Ende s’e kemi provuar më të mirën e kësaj historie!


Këngëtarët Venera Lumani dhe Lind Islami janë një prej çifteve më të njohur për publikun, të cilët përgjatë viteve kanë realizuar disa këngë bashkë, që tashmë janë kthyer në dedikimet e dashurisë të të gjithë shqiptarëve.

Po ashtu, ata bëjnë dedikime për njëri-tjetrin shpeshherë në rrjetet sociale, duke e ndarë atë që ndjejnë me të gjithë ndjekësit, çka i bën një çift vërtet i preferuar.

Kështu ka ndodhur edhe dje, ku Venera ka zgjedhur që në 8-vjetorin e dashurisë së tyre t’i dedikojë gjysmës së saj fjalët që i ka shkruar për këngën e tyre të fundit.

Në vargjet e këngës “Me Ty”, këngëtarja shkruan: “Edhe kohën pas me e kthy, Jo asgjë s’kisha ndryshu/ M’thuj ca mundet neve me na thy?! Më e mira jona hala s’ka ardh! Gëzuar 8-vjetorin, o dashuria e jetës sime!”.

Këtë projekt ata e kanë publikuar edhe si një dhuratë për të gjithë ata që festojnë “Shën Valentinin”, teksa e kthyer si gjithë këngët e tyre, në temën e dashurisë së shumë njerëzve.

Në fillim, pavarësisht famës, Venera Lumani është treguar gjithnjë diskrete për sa i përket jetës private. Prej vitesh, ajo bashkëjeton me këngëtarin Lind Islami dhe në qershor të 2018-ës ai i propozoi për fejesë.

E ftuar sot në emisionin “Rudina”, Venera rrëfeu se dita e propozimit për të ka qenë ndër më të lumturat, pasi atë ditë ajo kishte edhe ditëlindjen.

“Ishte ditë shumë e bukur, unë kisha edhe ditëlindjen atë ditë, mbusha 27 vjeç, por ishte edhe Festa e Bajramit dhe u përmbush aq bukur saqë po ndihesha më e lumtura në botë. Unë dhe Lindi e kemi krijuar lidhjen tonë dhe duam ta mbajmë vetëm ne të dy. Edhe një video amatore që kemi bërë, duam që ta kemi vetëm për vete. Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë, dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja. Ne kemi kohë që bashkëjetojmë, nuk kemi bërë ende plane për martesë”, tha Venera.

Pas asaj interviste ka pasur të tjera rrëfime të çiftit në media, duke e shprehur hapur se ata janë të bindur se kanë gjetur dashurinë e vërtetë te njëri-tjetri.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al