8 Prill, 2022

Vendimi për heqjen e çmimit ”Oscar”/ Komediani i njohur flet për goditjen me shuplakë të Will Smith ndaj Chris Rock: Ishte një incident…


Komediani i njohur, Billy Crystal  ka folur mbi incidentin e fundit që mori të gjithë vëmendjen e mediave, goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock.

Teksa  Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pritet të vendosë sot nëse Ëill Smith do t’i hiqet çmimi Oscar që fitoi si “Aktori më i mirë”, komediani është shprehur se ai ishte një sulm i paprecendentë ndaj komedianit.

“Ishte një incident shumë shqetësues. Ishte një sulm”, tha ai. “Kam pasur eksperienca. Unë kam prezantuar Grammy-t tre herë dhe më kanë sulmuar, po jo me shuplakë.”

 

Kujtojmë këtu se Bordi i përbërë nga 54 anëtarë të organizatës do të marrë një vendim përfundimtar, por po hasin në vështirësi në arritjen e një konsensus dhe janë tërësisht të ndarë në vendimet e tyre, sipas The Sun.  Shumë thanë se hezitimi i tyre për të ndërmarrë një hap kaq drastik ndaj Smith lidhej me faktin se figurave si Harvey Ëeinstein dhe Roman Polanski, të akuzuar për abuzime seksuale, nuk u janë hequr çmimet Oscar.

“Konsensusi i përgjithshëm është se do të ishte çmenduri dhe hipokrizi për të marrë një qëndrim të tillë tani. Por, siç e dimë të gjithë, Hollyëood është një ligj më vete.”- ka thënë burimi për median prestigjoze.

Thuhet po ashtu se edhe 9,000 anëtarët e akademisë janë të mendimeve të ndryshme. Diskutimi po vazhdon në ‘qindra’ grupe WhatsApp të përbërë nga mijëra anëtarë. David Rubin, presidenti i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit zhvendosi  një takim të planifikuar fillimisht për 18 prill në këtë të premte në orën 9 të mëngjesit.

Bordi ka menduar disa dënime që mund t’i japë. Ata mund të përjashtojnë Smith nga nominimet për çmimet e ardhshme ose ta ndalojnë atë të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme përkohësisht ose përgjithmonë.

Ata gjithashtu mund t’i heqin atij çmimin e Akademisë për “Aktorin më të mirë”, megjithëse hera e fundit që bordi anuloi një çmim ishte më shumë se 50 vjet më parë

© Panoramaplus.al