Xhesika Berberi së fundmi është zhvendosur në Nju Jork dhe po merret me karrierën e saj si modele. Bukuroshja seksi qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj në “Instagram”, duke ndarë me ta momente të punës dhe të jetës së saj.

Por së fundmi ajo ka publikuar në “Instastorie” një video ku e shohim se ka marrë një vendim të guximshëm.

Modelja ka ndryshuar tërësisht pamje, duke e mbushur kokën e saj plot me gërsheta. E mesa duket ky ndryshim nuk i ka pëlqyer aspak, ndaj i ka kërkuar mikeshës së saj t’ja prishë menjëherë gërshetat.

“I pari iku. Ky është vendimi më idiot që kam marrë ndonjëherë”, thotë Xhesika në videon e postuar.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
