9 Shkurt, 2021

“Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë”- Katy Perry flet ardhjen në jetë të vajzës dhe mbështetjen e Orlando Bloom: Jemi shumë të dashuruar


Katy Perry u bë nënë për herë të parë para pak muajsh dhe këngëtarja është shprehur se është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.

36-vjeçarja mirëpriti në jetë, vajzën Daisy Dove, në gusht të vitit të kaluar në të njëjtën javë kur ajo publikoi albumin e saj të gjashtë, Smile.

Ajo ka pasur një orar të ngarkuar pas lindjes së vajës dhe është kthyer në punë vetëm 5 javë pasi u bë nënë.

Dhe në një intervistë për “Jimmy Kimmel Live!”, Katy Perry rrëfeu ndjesinë e të bërit nënë, duke u shprehur përvoja e Orlando Bloom me rritjen e djalit të tij, 10-vjeçar me ish-gruan Miranda Kerr, kishte qenë e dobishme për të.

“Kam mbështetje dhe një të fejuar të jashtëzakonshëm, që e ka pasur këtë eksperiencë më parë. Ai ka një djalë 10-vjeçar dhe këshillat e tij për prindërimin më ndihmuan vërtet,”– u shpreh ajo. “Ai ka qenë i mrekullueshëm gjatë kësaj kohe dhe ne jemi shumë të dashuruar e shumë mirënjohës.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al