Padyshim që Bleona Qereti është një ndër femrat më të komentuara në showbizz-in shqiptar, por së fundmi edhe në atë botëror me paraqitjen e saj.

Këngëtarja mban ndjekësit e saj të përditësuar me ngjarjet e fundit rreth jetës së saj profesionale, duke postuar foto e video të shumta në rrjetin social “Instagram”.
Por nga jeta e saj private pak dimë. Madje janë të paktë ata që e dinë se Bleona ka një vëlla që quhet Bledar, pasi ajo publikon rrallë foto me të.

Por edhe vetë Bledari është treguar deri tani shumë i rezervuar duke mos dashur që të bëhet pjesë e mediave, ashtu si e motra. Por këtë herë gjërat kanë ndryshuar, pasi ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Në atë fotografi shfaqen të pasmet e një femre, e që Bledari nuk ka treguar se kujt i përkasin. Ndërkohë thuhet se ai ka një club në Kazakistan, larg nga familja që jeton në Los Angeles.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
