17 Shkurt, 2018

Vëllai i Adelinës konfirmon shtatzëninë, zbulon gjininë e fëmijës së këngëtares


Prej disa ditësh në mediat rozë përlitet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares Adelina Tahiri, e cila vetëm pak javë më parë lidhi kurorë me partnerin e saj, biznesmenin Serjozha Markov.

Por ndonëse këngëtarja nuk është shprehur ende në lidhje me këtë çështje, duket se konfirmimin e ka bërë vëllai i këngëtares, Edmondi.

Në një postim në Instagram, ai ka treguar disa veshje fëmijësh, duke konfirmuar kështu në mënyrë të tërthortë shtatzëninë e së motrës.

Sipas Xing, Edmondi ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Veshjet që ai ka treguar në Instagram, kanë detaje në ngjyrë bojëqielli, çka do të thotë se me shumë gjasa, Afërdita është në pritje të një vogëlushi.

© Panoramaplus.al