Amina Shena e ka nisur karrierën e saj si modele që në moshë fare të vogël. Më pas ajo u bë pjesë e televizionit në rolin e velinës në emisionion “Fiks Fare” në “Top Channel”.

Mirëpo, së fundmi bukuroshja bionde do të ketë një tjetër rol të rëndësishëm në jetën e saj dhe ky është roli i nënës, pasi siç ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

23-vjeçarja ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihen një palë çorape foshnjash dhe në një tjetër postim në “Instastorie”, shihet një fëmijë i animuar me detaje blu, çka do të thotë se me shumë gjasa, bukuroshja dhe partneri i saj, reperi Lazy, do të bëhen prindër të një djali.



PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

