29 Janar, 2018

Veliaj qan hallet e popullit edhe në rrugë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka bërë lajm këtë javë pasi është shfaqur duke shkuar në punë me biçikletë.

Madje ai është fotografuar nga paparazzi ynë duke shkuar edhe në Kuvend me biçikletë dhe veshje sportive.

Në dalje të Kuvendit ai është pritur nga njerëz hallexhinj të cilët i kanë treguar Veliajt një tufë me letra dhe ai ka ndaluar duke i parë ato me durim. Shpresojmë t’i këtë dhënë ndonjë zgjidhje.

© Panoramaplus.al