Në fillim të këtij muaji, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë.
Madje ishte vetë Veliaj që pak ditë më vonë tregoi edhe gjininë e foshnjës, ku tha se në muajin tetor Ajola do të sjellë në jetë një djalë.

Por sot kryebashkiaku ka qenë në një lidhje direkte me “Sokol Balla live” në “INRadio”, ku tregoi dhe se sa të përgjegjshëm e ka bërë tani fakti që do të bëhet baba.
Gjatë kësaj interviste Veliaj tregoi se tani për çdo punë që bën kujdeset dyfish pasi është më i ndjeshëm ndaj fëmijëve.
Gjithashtu ai tregoi se ende nuk ka vendosur për emrin që do t’i vënë djalit, por ndjesia e të qenit baba e ka transformuar.
“S’kemi emër akoma, por sigurisht që tani më ka transformuar, edhe pse unë kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më i vëmendshëm. Sot kur po vija në punë, po sigurohesha që te Sheshi Willson po bëheshin disa rregullime për uljen e trotuarit dhe po thoja me vete, karroca kalon këtu? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata që kishin fëmijë. Kështu që si Erion besoj se fëmija do më bëj njeri më të mirë”, përfundon ai.
© Panoramaplus.al

