6 Maj, 2018

Velaj dhe Çela godasin me ngjyrat në veshje


Veshjet e deputetit të Partisë Socialiste, Fate Velaj, i kemi pagëzuar, kohë më parë, si ato të një blogeri mode. Gjithçka e veçantë dhe aspak brenda klisheve, por dhe shumë ngjyra.

Këtë të enjte Velaj kishte zgjedhur xhaketë të kuqe, çorape të kuqe gjithashtu (si shefi) dhe nuk mbaron me kaq! Kemi një kollare pink dhe një këmishë me kuadrate ngjyra-ngjyra.

Një veshje e guximshme, por që i duket bukur një njeriu që i përdor gjithmonë. Ndërkohë që Velaj tashmë nuk përbën lajm me veshjet e tij shumëngjyrëshe, deputeti i LSI-së Agron Çela na ka çuditur me një kostum me kuadrate, i cili binte shumë në sy, edhe për shkak të gjatësisë së deputetit. Dhe për t’u dukur më trendy, nuk kishte preferuar të vendoste kollare.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al