26 Maj, 2020

“Veç një ditë të isha bërë zog …”- Golg Ag viziton varrin e babit të ndjerë dhe i dedikon fjalët prekëse


Dhimbja për humbjen e prindit nuk kalon kurrë. Dhe këngëtari Gold Ag ndau me fansat dhimbjen e mungesës së babait me anë të një postimi në Instagram.

Ai vizitoi sot varrin e babait të tij i cili është ndarë nga jeta vite më parë dhe i dedikoi fjalët prekëse.

“Veç një ditë zog të isha bërë, fluturimin kisha ardh me të pa babë,”- shkroi Gold Ag.

Këngëtari i ka dedikuar edhe një këngë disa vite më parë të atit, titulluar: “Babë”.

Këngëtari është munduar ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së mediave.

Ai u martua në fshehtësi pak kohë më parë dhe mbajti të fshehte identitetin e bashkëshortes së tij.

Por Gold Ag zbuloi imazhin e saj në një postim për festën e Fiter Bajramin, ku uroi ndjekësit.

/Panoramaplus.al

 

 

© Panoramaplus.al