10 Shkurt, 2021

Vdes në moshën 25-vjeçare ish e dashura e Boateng, reagon Ardian Bujupi: Ishte plot energji e vetëbesim! Kemi folur pothuajse çdo ditë…


Bota e shoëbizz u trondit ditën e sotme nga vdekja e modeles 25-vjeçare, Kasia Lenhardt. Modelja, e cila kishte vetëm pak ditë që ishte ndarë nga futbollisti i njohur, Boateng, u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Pas lajmit të dhimbshëm ka reaguar këngëtari shqiptar, Ardin Bujupi, i cili zbuloi se modelja do ishte pjesë e videoklipit të tij të ri.

Teksa ndau me ndjekësit një foto krah 25-vjeçares, ai shkroi se Kasia ishte një njeri plot energji dhe vetëbesim.

Ndërsa theksoi se njerëzit duhet të ndalojnë së bullizuar dhe vdekja e modeles “duhet të jetë një mësim.”

“Nuk mund ta besoj dhe ende s’mund ta pranoj! Kasia ka vrarë veten. Dhe kohët e fundit kemi folur pothuajse çdo ditë për videoklipin e ri që dëshironim të xhironim së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim. Përveç asaj që ndodhi, a i keni shqetësuar njerëzit që ju gjykojnë në këtë shoqëri bullizuese. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si me Princeshën Dianën!!! U prehsh në paqe o engjëll”– shkroi Ardian Bujupi.

Kasia Lenhardt ishte nënë e një djali, Noeun, që e kishe me ish të dashurin, me të cilin modelja u nda tre vjet më parë.

Ajo ka qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj. Modelja nisi romancën me mbrojtësin e Bayern Munchen, Boateng pak më shumë se një vit më parë, por çifti u nda në 2 shkurt.

Pas ndarjes ata filluan të “sulmonin” njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa futbollisti akuzoi 25-vjeçaren se e shantazhonte që të ishin bashkë.

Ndërkohë Kasia e quajti mbrojtësin ‘djall’ dhe u zotua se do të ‘fliste’ dhe ‘të luftonte me të’ pasi t’i kalonte dhimbja e ndarjes.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al