Muzikanti i njohur, Jamal Edwards i cili ngriti platformën e re muzikore “SBTV” me një karrierë të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërrruar jetë ditën e djeshme.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur vetë menaxheri i reperit i cili është shprehur se shkaku i vdekjes së artistit ende nuk dihet.

Në mediat socale të gjithë figurat e njohura publike, koleg dhe miq të afërt ju kanë shprehur ngushëllime familjes së artistit.
Producenti i njohur, Adam Decon ka shkruar në ‘Twitter” se ndihet zemerthyer lidhur me vdekjen e Jamal.
“Sot isha në xhirime kur mësova lajmin tragjik se shoku im i mirë Jamal Edëards kishte ndërruar jetë dhe sinqerisht jam zemërthyer.
“Jamal ishte një nga njerëzit më të mirë, më me këmbë në tokë dhe më të përulur që kam takuar në këtë industri. Ai më jepte gjithmonë kohë edhe kur askush tjetër nuk do ta bënte,-u shpreh artisti.

Ju rikujtojmë se karriera e tij nisi që kur James ishte një adoleshent, ku filloi të rregjistronte klipe muzikore për të rinj dhe deri në vitin 2014 kishte grumbulluar një pasuri prej 8 milionë dollarë.
Ai ka punuar me emra të njohur të showbziit botëror si: Jessie J, Ed Sheeran apo Emeli Sande duke kontribuar edhe në karrierën e tyre.

© Panoramaplus.al

