Elizabeth dhe Leslie Hackman janë parë në publik për herë të parë që nga njoftimi i vdekjes së babait të tyre. Dy motrat u panë duke hyrë në një restorant Denny në Burbank, Kaliforni, por pritet të udhëtojnë së shpejti në Santa Fe, pasi policia të japë më shumë informacion.

Në një deklaratë, Leslie tha: “Duhet të presim dhe të zbulojmë çfarëdo informacioni ka nga policia. Nuk e prisnim që do të kishim nevojë të shkonim atje, të kalonim pranë shtëpisë dhe të gjitha këto. Kemi shumë punë përpara, por po, do të udhëtojmë në New Mexico”.

Trupat e Hackman dhe Arakawa u zbuluan të mërkurën në shtëpinë e tyre, pas shqetësimeve nga një punonjës i mirëmbajtjes, i cili nuk ishte në gjendje të kontaktonte çiftin . Hackman ishte 95 vjeç dhe ishte martuar me gruan e tij të dytë, Arakawa, në vitin 1991. Bashkë me ta u gjet i ngordhur edhe një nga tre qentë e familjes.
Teksa ka folur për Daily Mail, Leslie tha se ajo dhe pjesa tjetër e familjes po përpiqen të përballojnë humbjen , ndërsa presin informacione për shkaqet e vdekjes së Hackman dhe Arakawa. 59-vjeçarja, e cila kishte një lidhje “të ngushtë” me të atin, theksoi se nuk kishte asnjë tregues se para vdekjes kishte probleme shëndetësore.
“Pavarësisht moshës, ai ishte në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ajo, duke shtuar se protagonisti legjendar i “Njeriu nga Franca” nuk kishte bërë asnjë operacion kohët e fundit.
“I pëlqente të bënte Pilates dhe joga, ushtronte rregullisht… Ishte në formë të mirë”, shtoi vajza.
Megjithatë, ajo sqaroi se, duke pasur parasysh moshën e tij, vdekja e tij nuk ishte krejtësisht e papritur për të.
Ajo dhe motra e saj më e madhe, 63-vjeçarja Elizabeth Jean Hackman, dyshojnë se babai dhe njerka e tyre mund të kenë vdekur nga një rrjedhje e monoksidit të karbonit.
© Panoramaplus.al
