11 Maj, 2020

“Vdekja e saj më ndryshoi”- Humbi betejën me kancerin, Angelina Jolie kujton nënën e ndjerë: Humbja përqafimit të ngrohtë të mamit është si të …


Angelina Jolie ka kujtuar nënën e saj të ndjerë Marcheline Bertrand. Nëna e aktores së famshme u nda nga jeta në vitin 2007 në moshën 56 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin e vezoreve.

“Humba nënën time rreth moshës 30 vjeç,”– shkroi Jolie

Ndërsa shtoi: “Kur kthehem pas në atë periudhë kujtoj se sa shumë më ndryshoi vdekja e saj. Nuk ishte e papritur por ndikoi shumë brenda meje. Humbja e dashurisë dhe përqafimit të ngrohtë të nënës është si të shqyejnë batanijen që të mbron.”

Nëna e 6 fëmijëve kujtoi se si divorci i Bertrand nga babai i Jolie, aktori Jon Voight, detyroi nënën e saj që të linte karrierën si aktore dhe të përqëndrohej tek rritja e fëmijëve.

“Kur babai e tradhtoi, i ndryshoi jetën asaj,”- shtoi Jolie. “Ajo ëndërronte të bëhej aktore por në moshën 26 vjeçare e gjeti veten duke rritur dy fëmijë me një ish të famshëm i cili do të linte një hije të gjatë në jetën e saj. Pasi vdiq gjeta një video të saj ndërsa aktronte në një film yë shkurtër. Ishte shumë e mirë në këtë profesion.”

Disa vite pas vdekjes, Jolie bëri një tatuazh të vogël në dorën e djathtë të shkronjës “W”, që i referohej këngës “Winter” të Rolling Stones që nëna ia këndonte kur ishte e vogël.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al