Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Myfarete Laze I ka shkruar presidentit Meta pas ndarjes nga jeta të artistit të madh Rexhep Çeliku. Ajo i shpreh mirënjohje Metës për gëzimin që i dha artistit.

“Pushoftë në Paqe. Mirënjohje për gëzimin që i dhuruat pak ditë më parë. Qofsh i nderuar Z.President. Megjithëse rëndë nga shëndeti ju e çuat në këmbë dhe u ndje shumë mirë, shumë i vlerësuar. Ngushëllime,” shkruan Laze.

© Panoramaplus.al

