26 Nëntor, 2025

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, Olti Curri flet për takimin e fundit me këngëtarin e ndjerë: Ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë!


Olti Curri ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me lajmin e hidhur për vdekjen para kohe të këngëtarit të njohur shqiptar, Olti Curri.

“Kishim shumë pa u takuar dhe pak kohë më parë u shfaqe surprizë në tavolinë tek lokali i kushërirës tënde në Tiranë. Nuk foli asnjë sepse ti vetëm tregoje histori dhe qeshnim me lot, mirësia jote mbështillte çdo njeri që takoje si një përqafim. Shpat i mirë, qielli duhej të priste, ti kishe shumë rrugë përpara, ishte e padrejtë. Zoti të pastë kujdes atje lart!”, shkruan Curri në Instagram.
olti curri

Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here.

Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani në Instagram.

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Raportohet se këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.

Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Ende s’ka detaje lidhur me ndarjen papritur nga jeta të artistit, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shokuar fansat e këngëtarit

© Panoramaplus.al