11 Shkurt, 2019

Vangjel Dule merret me të mira nga deputetët e PD-së, e ftojnë për drekë


Me kalimin e PDIU-së në koalicion me Partinë Demokratike pati një ftohje të saj me Partinë për të Drejtat e Njeriut, parti me të cilën ishte në koalicion në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan në vitin 2017.

Duket pothuajse e pamundur që të jenë në një koalicion partia e çamëve me atë të grekëve dhe mbase për këtë arsye, Dule është parë disi i distancuar nga Partia Demokratike.

Madje, ai nuk është parë në aktivitetet e ndryshme që ka bërë PD dhe ku në krah kishte partitë e vogla të koalicionit. Por këtë të enjte ne pamë Edi Palokën dhe Oert Bylykbashin, të cilët e ftuan Vangjel Dulen për drekë.

Me siguri po bëjnë plane se si do të konfigurohen për zgjedhjet lokale të qershorit.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al