4 Dhjetor, 2023

Vanessa Hudgens i jep fund beqarisë, martohet me basketbollistin e njohur!


Aktorja e njohur Vanessa Hudgens ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me basketbollistin e MLB, Cole Tucker, sipas burimeve nga Just Jared.

Vanessa Hudgens martohet me Cole Tucker

Vetëm 10 pas fejesës çifti i dhanë fund beqarisë në Tulum të Meksikës gjatë fundjavës, shkruan Daily Mail.

Dyshja akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin, duke qëndruar mjaft diskret për ditën e tyre më të rëndësishme.

Vetëm dy muaj më parë Vanessa iu dha fund aludimeve të fansave se është në pritje të ëmbël përmes një postimi në Instagram, teksa së fundmi ndau me fansat momente nga festa e saj e beqarisë në Aspen.

Çifti ndezi thashethemet për lidhje në nëntor 2020 kur u panë të kapur për dore në Los Angeles.

Gjatë një paraqitjeje në maj 2021 në The Drew Barrymore Show, Vanessa zbuloi se ishte ajo që bëri lëvizjen e para pasi ata u takuan në një telefonatë Zoom me grupin e meditimit.

Më parë, ylli i Spring Breakers për 5 vite rradhazi ishte në një lidhje me aktorin, Zac Effron, ndëra nga viti 2011 Vanessa nisi një romancë të re me Austin Butler teksa u nda pas 8 vitesh.

Vanessa Hudgens and Zac Efron

 

© Panoramaplus.al