Një nga dinamikat më të komentuara të ditëve të fundit në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të re mbrëmjen e djeshme. Indriti dhe Vanesa kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, duke vulosur afrimitetin që prej kohësh kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut.
Momenti ka ndodhur gjatë një feste të organizuar brenda fermës, ku nën ritmet e muzikës dhe në një atmosferë të çliruar, dyshja janë parë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit, deri në shkëmbimin e puthjeve që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pamjet e kësaj skene janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë menjëherë virale dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.
Ndërkohë, kujtojmë se Vanesa është në një lidhje jashtë fermës, çka e bën situatën edhe më intriguese dhe shton pikëpyetje mbi dinamikat që pritet të zhvillohen në vijim të spektaklit.





