Deri pak vite më parë, ishte kaq e vështirë t’u merrje një foto paparazzi në plazh, sepse të dilje me bikini në media, ishte gati një tabu e paimagjinueshme.

Tashmë, rrjetet sociale kanë shkrirë akujt edhe për personat më të ngurtë dhe fanatikë për të ruajtur privatësinë. Fotot e verës me bikini i gjen pothuajse në çdo faqe personale të personazheve Vip. Pra, nuk ka më kuriozitetin e dikurshëm.
I vetmi ndryshim është se kur e bën një paparazz, të paktën fotoja është e vërtetë, e pamodifikuar. E me gjithë këtë çlirim për të ndarë me fansat edhe momente plazhi, përsëri disa vijojnë të mos ndajnë çdo gjë.

Si në këto dy foto që i gjetëm në profilet personale të Valbona Selimllarit dhe Monika Lubonjës. Ato me të vërtetë kanë publikuar foto plazhi, por janë kujdesur që të fusin pak zhurmues. Diku dallgët e detit, e diku tjetër fustani transparent, por fundja më mirë kaq se hiç fare!

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
