17 Prill, 2025

“Vajzë e bukur, më fal që…”- Gjenden letrat e dashurisë së Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, pas vdekjes së tyre tragjike! Të padëgjuarat e romancës së çiftit


Vdekja tragjike e Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij , Betsy Arakawa, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve, jo vetëm për kushtet ekstreme të jetesës së çiftit, por edhe për dashurinë e fortë që duket se ka ekzistuar mes tyre, e cila u zbulua përmes një sërë shënimesh të shkruara me dorë të shkëmbyera mes tyre.

Çifti u gjet i vdekur brenda rezidencës së tyre në Santa Fe më 26 shkurt. Gene Hackman, 95 vjeç, vdiq nga goditja në zemër rreth një javë pas vdekjes së Betsy Arakawa, 65 vjeç, e cila dha frymën e fundit ndërsa vuante nga hantavirusi, një virus që transmetohet përmes minjve .

Gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftit nga Departamenti i Policisë së New Meksikos, u gjetën dokumente dhe fotografi, duke përfshirë shënime të shkruara me dorë nga Gene Hackman për gruan e tij dhe anasjelltas. Në to, aktori duket se shpreh vazhdimisht mirënjohjen dhe dashurinë për të, duke i vulosur thuajse gjithmonë me frazën “Me dashuri” dhe inicialin e emrit .

Një nga shënimet më prekëse ishte një letër për gruan e tij ku i kërkon falje që kishte nevojë për ndihmën e saj për të përgatitur një darkë për ditëlindjen e saj.

“Mirëmëngjes”, fillonte shënimi dhe vazhdonte: ” Gëzuar ditën e lindjes tënde. Më vjen keq për darkën që do të duhet ta bësh vetë. Unë të dua ty dhe fëmijët. T”, shkruante ai.

Në shënimet e tjera ai i drejtohej asaj si “vajzë e bukur”, ndërsa në njërën letër shprehet: “Mirëmëngjesi vajzë e bukur. Po mendoj për ty dhe të vegjlit tanë” (teksa i referohet kafsheve te tyre).

Shënimet e gjetura në shtëpinë e çiftit vërtetojnë dashurinë e madhe që ata kishin për njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al