Më 1 tetor, blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo publikoi foton e djalit, Leo-s, i cili mbante në dorë ekon e bebushit, si dhe videon kur kishte mësuar vetë se ishte shtatzënë.

Por, “Oggi” së fundmi ka mësuar edhe gjininë e foshnjës!

Chiara dhe Fedez do të bëhen me vajzë dhe raportohet se blogerja është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Çifti u lidhën në vitin 2016 dhe një vit më pas Fedez i bëri propozimin romantik.

Ndërsa në mars të vitit 2018, lindi Leo dhe ata u bënë prindër për herë të parë.






