Këtë të premte ka dalë dhe projekti më i ri muzikor që bëri bashkë dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Kënga e sapo publikuar u dedikohet të gjitha vajzave dhe e kanë titulluar “Girls”.

Dy këngëtaret shqiptare nuk janë të vetme në këtë projekt, ata kanë ardhur në bashkëpunim edhe me dy këngëtare mjaft të suksesshme, me Cardi B dhe Charli XCX.

Projekti u paralajmërua dy ditë më parë nga vetë Rita Ora dhe Bebe Rexha, për të cilat është bashkëpunimi i parë që i bën bashkë.
Ashtu siç e kanë bërë të ditur edhe në rrjetet sociale, vajzat shqiptare janë mikesha mjaft të mira dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto me njëra-tjetrën.
Me siguri që ky projekt do të jetë një sukses i vërtetë dhe urojmë që këngëtaret me origjinë shqiptare të na surprizojnë me projekte të tjera muzikore.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
