13 Shkurt, 2021

“Vajzat nuk janë lodra seksuale”- Pasi Arjan Konomi e quajti konkurrenten e “Për’puthen” “tinëzare”, reagon ashpër Fatma Haxhialiu


Ditën e djeshme, opinionisti i “Për’puthen”, Arjan konomi, u tha djemve se duhet t’u bëjnë më shumë komplimente vajzave, sepse kjo është një mënyrë për t’i bërë për vete.

fatma haxhialiu sindi loci, arjan konomi (8)

Është një fjalë në italisht ‘corteggiamento’, në shqip do të thotë ‘të miklosh’, por asnjë nga ju s’e di. Pra ju kërkoj t’i bëni vajzat për vete. T’i thoni fjalë të mira, t’i vlerësoni tiparet.

fatjon kuqari, ana kauri, arjan konomi (1)

Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”,- tha Arjani.

Në anën tjetër, Sindi u kritikua se po u afrohet djemve në prapaskenë dhe ka qëllime tinëzare për t’i bërë për vete duke flirtuar.

fatma haxhialiu sindi loci, arjan konomi (6)

E gjithë kjo situatë e nxiti Fatma Haxhialiun që të reagojë përmes një statusi, duke thënë se “vajzat nuk janë lodra seksuale”.

fatma haxhialiu sindi loci, arjan konomi (9)

E dashur Sindi Loci, ishe shumë e qartë në argument dhe kush do, di të kuptojë! Dhe meqënëse po të akuzojnë se flirton me djemtë pas kuintave, kjo tregon që mesa duket, paske shkuar vërtet për të gjetur dikë aty brenda!

sindi loci (2)

Gjuha seksiste në këtë emision është tokstike dhe e neveritshme! Të komplimentosh të pasmet, shalët, gjoksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala… dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti.

fatma haxhialiu sindi loci, arjan konomi (1)

Meqënëse ra fjala, kjo quhet ‘catcalling’ në botë dhe ha gjoba të mira kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra seksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit!

ana lleshi, arjan konomi (10)

Elvis Lushi respekte, më rikthehet shpresa për rininë tonë kur dëgjoj djem si ti në argumentim!”,- shkroi Fatma.

sindi loci (4)

Elvisi ishte i vetmi nga konkurrentët që iu kthye Arjanit, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe nëse Sindi flurton me djemtë në prapaskenë.

© Panoramaplus.al