3 Gusht, 2018

Vajzat çmenden pas tij, Drini Zeqo zbulon nëse ka të dashur


Ai është një ndër gazetarët shqiptar më të dashur për publikun shqiptar, pas të cilit çmenden vajzat. Bëhet fjalë për Drini Zeqon, i cili është mjaft hermetik përsa i përket jetës së tij private.

Por rubrika më e fundit e rrjetit social “Instagram”, të jep mundësinë që të zbulosh ndonjë sekret më shumë nga personazhet e njohur. Ndjekësi mund t’i bëj pyetjen që dëshiron dhe personi tjetër duhet të kthejë përgjigjen në “Instastory”.

E këtë gjë ka bërë edhe Drini. Një fans e ka pyetur atë nëse ka të dashur, e gazetari i është përgjigjur: “Jo, jo na zuri bëra single”.

Por ka edhe nga ata fansa që janë të interesuar për pjesën profesionale të gazetarit pasi e ka pyetur: “Kur do e kesh një show vetëm tëndin”.

“Duke e menduar jemi dhe këtë”, përgjigjet Drini i cili përveçse spiker lajmesh është edhe gazetar në emisionin “Opinion”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al