18 Janar, 2019

“Vajza më e bukur në botë” i sfidon të gjithë, poston foton e parë që e bëri të famshme


Në moshën 6-vjeçare ajo u cilësua si “vajza më e bukur në botë”, kur një foto e saj u shfaq në “Vogue Enfants” dhe mori vëmendjen e të gjithëve anembanë botës.

Ajo është Thylane Blondeau, e cila tashmë është 17 vjeçe dhe merret me modeling. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë në rrjetet sociale.

17-vjeçarja është bërë pjesë e sfidës #10yearchallenge, ku ka postuar një foto të vitit 2007, pikërisht atë që mori famën.

Modelja franceze e bashkëngjiti atë imazh me një foto të shkrepur së fundmi, duke treguar se ka po të njëjtën bukuri dhe shkëlqen sërish.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al