5 Mars, 2026

“Vajza ime!”- Brooklyn Beckham festoi 27- vjetorin e lindjes, Nicola Peltz publikon surprizën dhe urimin e veçantë për bashkëshortin: Ti ndriçon kudo, më pëlqen të jem gruaja jote


Aktorja dhe modelja Nicola Peltz ka uruar bashkëshortin e saj, Brooklyn Beckham, për ditëlindjen e tij përmes një postimi të veçantë në Instagram.

Peltz publikoi një video nga festa surprizë që kishte organizuar për të, ku Beckham shihet duke shuar qirinjtë mbi një kuti me petulla rozë që formonin frazën “Gëzuar ditëlindjen Brooklyn”.

Dekorimi përfshinte tullumbace, lule dhe dhurata. Në video, Beckham reagon i surprizuar duke thënë: “Uau, kjo është bukur”, ndërsa modelja i kërkon të shpreh një dëshirë para se të shuaj qirinjtë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Shpresoj që të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e tua të realizohen. Ti ndriçon çdo hapësirë ku hyn dhe të gjithë ata që të njohin të duan. Je personi më i veçantë dhe më pëlqen të jem gruaja jote. Të dua, të dua, të dua,” shkruante Nicole përkrah videos, e ndërsa Broolklyn i përgjigjej në koment më frazën: Vajza ime.

Më herët gjatë ditës, prindërit e tij, ish-futbollisti David Beckham dhe stilistja Victoria Beckham, i uruan gjithashtu publikisht ditëlindjen përmes Instagram Stories. David Beckham ndau një foto të vjetër të të birit duke shkruar: “27 vjeç sot. Gëzuar ditëlindjen Bust. Të duam”, ndërsa Victoria Beckham postoi një mesazh ku theksonte: “Gëzuar ditëlindjen Brooklyn, të duam shumë”.

Megjithatë, Brooklyn nuk i ripostoi publikisht urimet e prindërve të tij. Sipas raportimeve të Daily Mail, ai thuhet se u ka kërkuar prindërve të shmangin postimet publike për të dhe të komunikojnë me të vetëm përmes avokatit të tij.

Tensionet mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij janë përfolur edhe më parë. Në janar, ai kishte deklaruar në Instagram se marrëdhëniet me familjen e tij mbeten të tensionuara dhe se nuk dëshiron pajtim për momentin. Ai gjithashtu kishte pretenduar se prindërit e tij kishin ndikuar negativisht në marrëdhënien e tij me Nicola Peltz në të kaluarën.

© Panoramaplus.al