Vajza e madhe e Emina Çunmulaj feston sot ditëlindjen.

Ella Faria mbush plot 5 vjeç e me këtë rast të veçantë, Emina zgjodhi të ndante me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe të papublikuara më parë.

Fotot bardh e zi të postuara në Instastory tregojnë momentin emocionues kur modelja solli në jetë vajzën, duke u bërë kështu edhe nënë për herë të parë.

Mes lotësh, ajo ka marrë të voglën në krahë. Mes të tjerash, Emina tregon se Ella i kujton nënën e saj të ndjerë, nisur nga karakteri që ka.

“Vogëlushja ime Ella Faria. Sot ti bën 5 vjeçe dhe më kujtohet si dje kur mund të të mbaja me një dorë. Të të shoh ty teksa formohesh si një njeri kaq i ëmbël dhe i kujdesshëm më kujton nënën time.


Si të ishe një dhuratë për mua, pasi ajo më la. Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”,- ishin fjalët që ajo i dedikoi të bijës.

Emina është martuar me miliarderin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, Mia Soraya.


