8 Maj, 2025

Vajza e tij feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë! Ja si e cilëson aktori të bijën


Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Julian Dedën, pasi feston ditëlindjes e vajzës së tij.

Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një urim publik nga aktori për të bijën.

Teksa ka postuar një foto të ëmbël në Instagramin e tij ku babë e bijë shihen të përqafuar, ai ka bërë edhe një dedikim të veçantë përbri ku e cilëson Reinën si “dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”.

Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”, shkruan aktori e ndërsa komentet poshtë tij kanë vërshuar me urime nga më të bukurat nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e aktorit.

Kujtojmë që Juli dhe bashkëshortja e tij, Amanda, të cilët kanë 18 vite martesë gëzojnë dy fëmijë së bashku, Mateon dhe Reinën.

  

   

© Panoramaplus.al