17 Tetor, 2024

Vajza e tij feston 2-vjetorin e lindjes! Diddy Combs e uron nga burgu: E dashura ime, babi të…


Reperi Diddy Combs, i akuzuar për trafikim seksual, përdhunim, zhvatje dhe shumë akuza të tjera ka bërë një urim special për vajzën e tij Love nga burgu, të cilën e ka me ish-partneren Dara Tran.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse postimi është bërë nga ai apo dikush tjetër që menaxhon profilin e tij.

Postimi përfshinte disa foto të reperit me vajzën ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen për ty! Gëzuar ditëlindjen për ju! Gëzuar ditëlindjen e dashura ime! Gëzuar ditëlindjen për ju!! Gëzuar ditëlindjen @loveseancombs babi të do.”

Kujtojmë që Combs gjendet pas hekurave, në pritje të gjyqit të tij i cili është vendosur në 5 maj të 2025.

 

 

© Panoramaplus.al